Mario Balotelli ka marrë një lajm të mirë në këtë kohë të vështirë. Sulmuesi i Brescia ishte akuzuar për përdhunim nga një 19-vjeçare nga Vicenza. Ngjarja ka lidhje me kohën kur 29-vjeçari luante me Nice në Francë (2016-2019).
Faktet kanë treguar se pretendimet e vajzës ishin të pabesueshme dhe ajo rrezikon tani të akuzohet për zhvatje, pasi i ka kërkuar 100 mijë euro Balotellit për të mos e bërë publike raportin e tyre.
Vajza ka qenë e mitur në kohën që ka ndodhur ngjarja, por ajo e ka mohuar këtë fakt përpara lojtarit italian. Përgjimet kanë nxjerrë blof pretendimet e saj dhe Prokurorja e qytetit të Brescia, Barbare Benzi, ka vendosur ta arkivojë këtë çështje. /abcnews.al