Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se ka ndërruar jetë një grua 66-vjeçare nga Dibra, e cila paraprakisht ka pranuar terapi kronike për hipertension.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të konfirmuar me COVID 19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 177 persona.
Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus në vend.
Sipas qyteteve, rastet e reja janë diagnostikuar në Shkup (20), Kumanovë (3), Veles (3), Prilep (2) dhe Dibër (1).
Deri më tani, 2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, ndërkaq një është shëruar. Sipas vendbanimit deri më tani më së shumti të infektuar ka Shkupi, gjegjësisht 108, pastaj Dibra (41) – prej të cilëve 2 kanë ndërruar jetë, Kumanova (11) – prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë, Shtipi (7), Velesi (3), Kavadari (2), Ohri (2), Prilepi (2) dhe Gostivari (2)./abcnews.al