Princi Charles, trashëgimtari 71-vjeçar i fronit britanik, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit

schedule11:57 - 25 Mars, 2020

schedule 11:57 - 25 Mars, 2020

Princi Charles, djali i Mbretëreshës ka testuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe tani është duke u izoluar në Skoci.

Deklarata nga Clarence House:

“Princi i Uellsit ka rezultuar  pozitiv ndaj koronavirusit. Ai ka shfaqur simptoma të buta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por ka rezultuar negative. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani janë izoluar në shtëpi. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire.

“Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush princi e mori virusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai kreu gjatë javëve të fundit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!