Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gati transferimi i madh te Reali”, në Spanjë zbulojnë suprizën e Raiola

schedule18:40 - 24 Mars, 2020

schedule 18:40 - 24 Mars, 2020

Mino Raiola deklaroi disa ditë më parë se ka gati një surprizë për Real Madrid. Agjenti i njohur u shpreh se do të transferojë një emër të madh në “Santiago Bernabeu” në merkaton e verës.

E përditshmja Marca raporton se ai është Erling Haaland. Norvegjezi është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni, gjatë të cilit ka shënuar plot 40 gola me fanellat e Salzburg dhe Borussia Dortmund.

“Los Blancos” e shohin 19-vjeçarin norvegjez, i cili ka Raiolën agjent, si qendërsulmuesin e së ardhmes dhe kanë gati një ofertë prej 75 milion eurosh për verdhezinjtë gjermanë. Haaland surpriza e Raiolës? Na duhet të presim edhe pak muaj… /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!