“Tani të punojmë për kushtet”, Kryemadhi reagon pas konsensusit të ministrave të BE për negociatat

schedule15:13 - 24 Mars, 2020

schedule 15:13 - 24 Mars, 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e konsideron një lajm shprese për shqiptarët vendimin e ministrave të BE-së për t’i hapur negociatat Shqipërisë.

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për mbrojtjen e shtetit, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/2715576585221733

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. ????”, shkruan Kryemadhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!