Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Me anë të një reagimi në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja shkruan se vendimi reflekton punën e madhe të bëra nga qevria dhe shqiptarët.
Postimi:
Vendimi i BE për të hapur negociatat me Shqipërinë reflekton punën e madhe të bërë nga qeveria dhe shqiptarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjera të nevojshëm për marrjen e anëtarësimit. Urime dhe suksese!
Kujtojmë këtu se lajmi për çeljen e negociatave është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi.
Me anë të një postimi në Twitter komisioneri shkruante se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
“Shumë i lumtur që # vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me #Albania dhe #North #Macedonia. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan komisioneri për zgjerimin./ abcnews.al/