Shefi i urgjencës kombëtare, preket nga COVID-19, vetëizolohet në shtëpi

schedule14:43 - 24 Mars, 2020

schedule 14:43 - 24 Mars, 2020

Siç nuk e kishte përjashtuar as vetë në këtë deklaratë publike, Doktor Skënder Brataj nuk e pengoi dot Covid-19 të hynte në trupin e tij.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv, duke u bërë kështu zyrtari i parë i lartë i prekur nga Korona Virusi.

Brataj është xhiruar të hënën teksa hynte në Spitalin Infektiv, me mbrojtjen standarde dhe në dukje i pa shqetësuar.

Siç bëri me dije edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, drejtuesi i Urgjencës Kombëtare deri tani është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, dhe po qëndron në vetë izolim në shtëpinë e tij.

Është ende e paqartë se ku e ka marrë virusin doktor Brataj, dhe sa kohë ka që është i infektuar, ndërsa si pjesë e Task- Forcës kundër Covid-19, ai ka pasur kontaktet me të gjithë drejtuesit e shëndetësisë, nga ministrja, deri tek mjekët infektivë.

Ai po ashtu ka qenë në kontakt me ekipin e urgjencës kombëtare të cilët presin telefonata nga çdo qytetar. Ndërsa në 20 mars ka trajnuar studentët e mjekësisë që do përfshihen në ekipin mjekësor për të luftuar virusin.

Po ashtu, Brataj ka qenë edhe në studio televizive gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa më pas komunikimet e tij me median u zhvilluan përmes “Skype”.

Deri më tani, numërohen 10 mjekë dhe infermierë të prekur nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!