Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka marrë masa të ashpra si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Johnson ka urdhëruar mbylljen 3-javore të vendit për të parandaluar Covid-19.
Nga kjo mbrëmje njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve kur kanë për të bërë blerjeve për nevojat thelbësore.
Dyqanet që shesin mallra jo jetike u mbyllën dhe daljet në publik të më shumë se dy personave që nuk janë të një familje janë ndaluar.
Numri i të vdekurve e në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 335. Johnson ka theksuar se kush shkel urdhrin do të përballet me gjoba të rënda./abcnews.al

