Shtyrja e Lojërave Olimpike, Gega: Rraskapitëse, shpresoj të zhvillohen këtë vit

schedule20:56 - 23 Mars, 2020

schedule 20:56 - 23 Mars, 2020

Sportistja elitare shqiptare, Luiza Gega, po vazhdon stërvitjen e saj në Kenia, duke u përgatitur për Lojërat Olimpike. Megjithatë, Tokyo2020 është shtyrë dhe Gega, tregoi për ABC Neës se shpreson që Lojërat Olimpike të zhvillohen këtë vit, pasi do të ishte e padrejtë dhe rraskapitëse për sportistët nëse shtyhen për vitin tjetër ose më tej.

“Po, unë jam në Kenia dhe mendoj se është shumë e padrejtë. Po ta vini re, kanë mbyllur stadiumet, palestrat, ndërkohë që ka dhe shtete që i përkrahin sportistët, sidomos sportistët elitarë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Amerika iu jep mundësinë sportistëve të stërviten. Në Europë, shumica e shteteve i kanë mbyllur plotësisht stadiumet dhe kjo është e padrejtë.

Shtyrja e Lojërave Olimpike më duket e drejtë, por shpresoj të bëhen brenda këtij viti, sepse do të jetë një lodhje dhe një rraskapitje shumë e madhe për çdo sportist, që po stërvitet për Lojërat Olimpike dhe që ka arritur normën. Gjithsesi, edhe këtu në Kenia, Qeveria ka marrë masat për të mbyllur stadiumet dhe palestrat. Pra, seancat e stërvitjes nuk po arrijmë t’i kryejmë siç duhet për Lojërat Olimpike, nëse do të zhvillohen në kohën që janë vendosur të bëhen.

Përveç faktit që janë mbyllur stadiumet, unë jam sportiste piste dhe të paktën dy herë në javë, duhet ta kryer stërvitjen në pistë. Jam në fazën stërvitore kur duhet të punoj edhe me vrapimin me pengesa. Siç e thashë, palestrat janë të mbyllura, kam disa disavantazhe. I vetmi avantazh këtu në Kenia është se këtu ka rrugë pambarim, ku mund të stërvitesh dhe vetëm. Unë kryesisht nuk e kam problem pjesën e të stërviturit vetëm, pasi gjithmonë jam stërvitur kështu dhe jam mësuar. Disavantazhi i vetëm është mbyllja e stadiumeve dhe palestrave”, tha Luiza Gega.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!