Finalet e Champions League, Europa League dhe Champions League për femra, janë shtyrë. Këto tre finale, ishin planifikuar të zhvilloheshin në muajin maj, por janë shtyrë në një datë të papërcaktuar.
“Si rezultat i COVID-19 në Evropë, UEFA sot ka marrë zyrtarisht vendimin për shtyrjen e ndeshjeve të mëposhtme, të planifikuar fillimisht për muajin maj 2020:
Finalja e UEFA Champions League
Finalja e UEFA Europa League
Finalja e UEFA Champions League (Femra)
Ende nuk është marrë asnjë vendim për datat kur do të luhen këto sfida. Grupi i punës, i krijuar javën e kaluar si rezultat i thirrjes në konferencë midis palëve të të futbollit europian, i cili u kryesua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të analizojë opsionet e mundshme. Grupi tashmë ka filluar ekzaminimin e kalendarit. Njoftimet do të bëhen në kohën e duhur”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s./abcnews.al
As a result of the COVID-19 crisis, UEFA has today formally postponed the following finals, originally scheduled for May 2020.@UWCL@EuropaLeague@ChampionsLeague
No decision has yet been made on rearranged dates. Further announcements will be made in due course.
— UEFA (@UEFA) March 23, 2020