COVID -19/ Nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi

schedule15:20 - 23 Mars, 2020

schedule 15:20 - 23 Mars, 2020

EFSA(Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit)  po monitoron nga afër situatën në lidhje me përhapjen e koronavirusit (COVID-19) që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit.

Shefja e EFSA-s, Marta Hugas, tha: “Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh. Për momentin, nuk ka prova që të tregon  se koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim. ”

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se ndërsa kafshët në Kinë ishin burimi i mundshëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga personi në person – kryesisht përmes pikave të frymëmarrjes që njerëzit teshtijnë, kolliten .

Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte që tregojnë transmetimin përmes ushqimit.

Lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka publikuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshilla për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kontaminimit të mundshëm me ushqime të gatuara dhe të pjekura./abcnews.al