Sakrifica tjetër e UEFA-s, plani i radhës për të mbyllur kampionatet

schedule11:57 - 23 Mars, 2020

schedule 11:57 - 23 Mars, 2020

Futbolli do të ndryshojë dhe diçka e tillë u paralajmërua nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. Kompeticionet europiane do të pësojnë modifikime, duke nisur nga numri i ndeshjeve. Ditën e nesërme do të bëhet një mbledhje e UEFA-s në lidhje me kalendarët.

Corriere dello Sport raporton presidenti Aleksander Ceferin pritet të ulë numrin e ndeshjeve në Champions League dhe Europa League. Jo vetëm kaq, pasi do të hiqen edhe ndeshjet e kombëtareve në muajin qershor.

Objektivi primar është që të mbyllet kampionatet e këtij sezoni, por koronavirusi nuk po frenohet, madje e kundërta. Po Serie A? Tre janë opsionet. I pari ka të bëjë me rinisjen e ndeshjeve në 2-3 maj dhe zhvillimin e shumë ndeshjeve në këtë muaj, ndërsa dy opsionet e tjera janë rinisja e Serie A me 9-10 maj ose 16-17 maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!