Verilindja është mbërthyer nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.
Në qytetin e Kukësit trashësia e borës është e papërfillshme ndërsa në lartësitë mbi 500 metër varion nga 5 deri 10 apo 15 centimetra. Bora nisi menjëherë pas mesnate, pikërisht kur temperaturat ranë deri në minus një gradë të shoqëruara me erë të fortë.
Nuk raportohet për probleme, gjithsesi në rrugën e kombit dhe rrugët e tjera nacionale, kompanitë sipërmarrësë po përdorin kripë për trajtimin e tyre dhe mbajtjen në qarkullim. Probleme ka vëtëm në disa rrugë rurale të njësivë Grykëcajë, Kalis, Zapod e Shishtavec.
Në rrugët e qytetit, edhe pse është fashë e orarit për liri-dalje të qytetarëve vihen re pak të tillë, që kanë nevojë për blerjet ditore. Ky mot i paqëndruëshëm dhe me reshjë të herëpashërshme dëbore, parashikohet edhe në 24 orët e ardhshme. /abcnews.al/