Klajdi Kola ishte në vështirësi, një “ish” i Kukësit dhe i Teutës e ndihmon

schedule12:35 - 22 Mars, 2020

schedule 12:35 - 22 Mars, 2020

Klajdi Kola, i cili prej disa ditësh kishte mbetur në Frankfurt për shkak të anulimit të fluturimeve, ka gjetur strehim. Arbitri i Superiores është kontaktuar nga një lojtar që ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar, Resul Kastrati.

Vetë Kola e ka rrëfyer diçka të tillë në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Kastrati ka luajtur në Superiore me Kukësin dhe Teutën dhe tashmë jeton në Gjermani. Sa i takon arbitrit Klajdi Kola, një ditë më parë ai bëri një postim për kryeministrin Edi Rama.

Ai i drejtohet me këto fjalë kreut të qeverisë: ““Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e anuluan, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelat dhe as hotelet për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Na mblidh në ndonjë vend nëpërmjet ambasadës apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative. Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.

Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se s’kanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”. /abcnews.al

 

Postimi i Klajdi Kolës