Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit, duke dhënë një mesazh inkurajimi në këto ditë të vështira kur Shqipëria përballet me koronavirusin, ashtu si e gjithë bota.
“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!
Së bashku do t’ia dalim!
Zoti qoftë me ne gjithmonë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, shkruan Meta.