Një gjyshe, e cila ishte infektuar me koronavirus ndërsa qëndronte në shtëpi kujdesi për të moshuar në Uashington, thuhet të jetë tashmë drejt shërimit. Në Uashington, ku ajo jeton, deri më tani kanë ndërruar jetë 35 persona si pasojë e Covid-19.
Geneva Wood, 90-vjeçare, ishte mes dy 2/3 e rezidentëve në shtëpinë e kujdesit që u sëmur me koronavirus e për këtë arsye u përshëndet me familjarët e saj. Gjithsesi, për fatin e saj të mirë, e moshuara është drejt shërimit.
Ajo beson se “çelsi” i shërimit të saj qëndron tek supa e bërë në kushte shtëpie, të cilën ajo ia kërkonte çdo ditë stafit mjekësor. Pasi rezultoi pozitive për koronavirusin më 6 mars, Geneva qëndroi me terapi oksigjeni deri më 17 mars dhe tashmë testi i saj i radhës ka rezultuar negativ për virusin.
Që të lirohet përfundimisht nga spitali, e moshuara duhet të rezultojë disa herë të tjera negative për koronavirusin.
Pasi mori vesh se ishte infektuar me koronavirusin, gjyshja ishte shprehur:
“Do ta luftoj këtë sëmundje për familjen time dhe do t’i bëj të gjithë krenarë.” /abcnews.al/