Max Allegri po pret verën për të nisur punë dhe momentalisht raportohet se emri i tij është në krye të listës së dëshirave të PSG. Italiani është i lirë, pasi u largua nga Juventus, ku fitoi pesë tituj kampionë dhe shkoi dy herë në finalen e Champions League.
Sipas Foot Mercato, kampionët e Francës po mendojnë t’ia besojnë stolin pikërisht trajneri Allegri dhe në verë të mbyllin bashkëpunimin me Thomas Tuchel. Sigurisht do duhet pritur që të mbyllet ky sezon futbollistik dhe PSG është në garë ende për Champions League, pasi eliminoi Borussia Dortmund.
Gjithsesi në Francë nuk janë të kënaqur plotësisht me trajnerin gjerman dhe shanset janë të mëdha që të largohet në verë. Thuhet se Leonardo është një nga ata që e pëlqen italianin Allegri, ndaj edhe shanset e ish-trajnerit të Juventus për të marrë drejtimin e PSG janë të mëdha. /abcnews.al