Ish-zyrtari i lartë amerikan bën paralajmërimin e fortë: Jemi në luftë, të gjithë do të vuajmë

schedule13:43 - 21 Mars, 2020

schedule 13:43 - 21 Mars, 2020

Tom Frieden, ish-kreu i Qendrës për Parandalimin e Përhapjes së Sëmundjeve ka bërë një paralajmërim të fortë për koronavirusin duke theksuar se do të kemi një luftë të gjatë përpara. Në një shkrim të botuar në CNN ai shprehet se bota nuk ka parë një situatë të ngjashme gjatë dekadave të fundit dhe për më tepër, është e panjohura ajo që të tremb.

Abcnews.al sjell të plotë shkrimin e Tom Frieden:

Nga Dr. Tom Frieden.CNN

Kohë të ndryshme kërkojnë masa të ndryshme.

Kur Covid-19 goditi Kinën, unë isha i shqetësuar, siç ishin shumë profesionistë të shëndetit publik, për atë që mund të ndodhte kështu që mora masa më të shpejta për të kuptuar çfarë po ndodhte dhe per të qënë i përgatitur.

Por pak prej nesh parashikuan ndikimin katastrofik që virusi i ri pati në Wuhan , në Itali dhe ndikimin që së shpejti mund të ketë në shumë vende të tjera.

Për shumicën e njerëzve, thjesht nuk ka asnjë pikë referimi për këtë pandemi. Asnjëherë në jetën tonë nuk ka pasur një kërcënim të një sëmundjesinfektive,  shkatërruese për shoqërinë si COVID-19. Asnjëherë në jetën tonë nuk kemi parë një vend të pasur si Italia të përballet me nevojën për pajisje respiratore. Dhe kurrë nuk kemi parë frikën se miliona punonjës të kujdesit shëndetësor do të ndihen të frikësuar nga virusi raporton, abcnews.al

Çfarë po mësojmë rreth koronavirusit?

Ne po mësojmë më shumë rreth këtij virusi gjatë ditës kur shohim dhe dëgjojmë lajme dhe fatkeqësisht shumica prej tyre janë lajme të këqija.

Virusi është shumë më infektiv sesa gripi ose virusi SARS, me të cilin ka një ngjashmëri të madhe. Këtë javë, të dhënat e reja treguan se SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të jetojë në sipërfaqe të kontaminuara si virusi SARS, kështu që mund të përhapet, nganjëherë në mënyrë shpërthyese, nga butonat e ashensorit deri tek sipërfaqet e ndotura në spitale dhe gjetkë.

Nuk janë vetëm njerëzit e moshuar që kanë vuajtur nga sëmundje patologjike  që sëmuren më shumë dhe mund të vdesin.

Të rriturit, njerëzit e shëndetshëm dhe disa fëmijë mund të sëmuren nga pneumonia virale . Megjithëse nga raportet paraprake kemi vënë re se  80% e njerëzve kishin simptoma të buta  dhe nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Ka pasur edhe një grup tjetër njerëzisht të cilët nuk kanë qënë të shtruar në spital por  kanë qënë me pneumoni mesatarisht të rëndë, e cila mund të zgjasë javë ose edhe  më gjatë për t’u rikuperuar.

Përhapja masive do të shkatërrojë pothuajse të gjithë kapacitetin e kujdesit shëndetësor në New York City dhe gjetkë, dhe do të çojë në pamundësinë për të shpëtuar pacientët të cilët mund të ishin shpëtuar. Rastet e rënda sot janë tek personat që u  infektuan 10-14 ditë më parë, por që simptomat i filluan që  5-6 ditët e para dhe kanë treguar përmirësim në gjendjen e tyre. Kjo do të thotë se rastet do të vazhdojnë të rriten për javë me radhë edhe pas masave të mara ndalimin e përhapjes së virusit. Jo vetëm që nuk do të ketë pajisje oksigjeni të mjaftueshme, nuk do të ketë as shtretër mjafueshëm  për të sëmurët, raporton abcnews.al

Punënjësit e kujdesit shëndetësor janë në rrezik .Mijëra u infektuan në Kinë, më shumë se 3000 janë infektuar në Itali, pajisjet mbrojtëse janë të pakta  në Shtetet e Bashkuara, dhe ndërsa kujdesi shëndetësor është i mbingarkuar , situata  bëhet më e vështirë për ta menaxhuar.

Do të përkeqësohet akoma edhe më shumë. Ekonomia globale jo vetëm që është në rënie por zinxhirët e furnizuesve jetësorë, përfshirë ilaçet, janë ndërprerë. Edhe Kina, e cila ka zvogëluar me sukses përhapjen, vetëm tani po rihap ekonominë e saj , e cila është furnizuesi kryesor për ilaçe.

Kjo është një luftë. Dhe në luftë, strategjia është e rëndësishme. Koncepti kryesor, që tani kuptohet jashtëzakonisht shumë, është rrafshimi i kurbës . Kjo është një taktikë e rëndësishme për të mbrojtur pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga një rritje që mund të çojë në kaos spitalet tona, të rrisë  numrin e vdekshmërisë dhe të vëri në rrezik jetën e punonjësve të kujdesit shëndetësor. Por nuk është një strategji. Një muaj më parë sot,  një organizatë, e cila përqendrohet në parandalimin e epidemive, publikoi një koncept të operacioneve që tregon rrafshimin e kurbës, dhe nevojën për të ndaluar gjurmimin e kontakteve dhe shkallëzimin e distancimit shoqëror.

Sot, duke mësuar një përvojë tjetër nga e gjithë bota, veçanërisht Kina dhe Koreja e Jugut , ne njohim një fazë të tretë të përgjigjes: reduktimin e shpërthimeve episodike. Në këtë fazë të re të tretë, sistemet klinike të testimit dhe paralajmërimit të gjërë mund të identifikojnë rastet dhe grupimet menjëherë, të ndërhyjnë gjerësisht dhe të reduktojnë përhapjen përpara se të ndodhin dëme më të mëdha.

Qasja e rishikuar gjithashtu tregon se kjo do të jetë një luftë e gjatë, dhe se ne kemi nevojë për të adresuar rreziqet e gjera duke përfshirë kujdesin shëndetësor për njerëzit me nevoja të vazhdueshme mjekësore si hipertensioni dhe diabeti, dhe për rënien që ka pësuar  zinxhiri i furnizimëve për ilaçe.

 

Kina ka përshkruar një qasje analoge, bazuar në përvojën e tyre me raste të ri-importuara nga pjesë të tjera të botës. Në Kinë, provinca Hubei u përball me një kulm që mposhti shërbimet e kujdesit shëndetësor, por provincat e tjera ishin në gjendje ta shmangnin këtë përmes kontrollit agresiv (kurbën e purpurt më poshtë). Kina mbetet kryesisht e mbyllur, me vetëm rihapje graduale, dhe po zgjeron në mënyrë urgjente kapacitetin e kujdesit shëndetësor, duke u përgatitur për grupime të mundshme ose shpërthime më të mëdha në të ardhmen, raporton abcnews.al

 

Ekzistojnë pesë përparësi thelbësore për zbatimin me sukses të fazës së tretë të kësaj strategjie.

Testim i gjërë dhe gjurmim i kontaktit. Kina ka testuar miliona njerëz dhe gjurmoi më shumë se 685,000 kontakte. Gjurmimi i kontakteve kërkon profesionistë të kualifikuar të shëndetit publik – dhe menaxhim të sofistikuar të të dhënave. Testimi kërkohet në vende të shumta.

Objektet e kujdesit shëndetësor. Përkujdesin për çdo pacient me ethe ose kollë dhe çdo pacient që kërkon pajisje oksigjeni ose simptoma  pneumonie.

Gjurmimi i kontaktit. Një ushtri e punonjësve të aftë të shëndetit publik, të fuqizuar potencialisht nga të dhënat si vendndodhja e celularit, janë të nevojshme për të identifikuar njerëzit e infektuar , të cilët duhet të izolohen për 14 ditë.

Një strukturë lëvizëse.Objektet e testimit të shpejtë, të sigurt, të përshtatshëm , të parashikuar nga Koreja e Jugut , zvogëlojnë barrën për institucionet e kujdesit shëndetësor, zvogëlojnë rrezikun për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ndihmojnë edhe të tjerët me të cilët pacientët mund të jetë  në kontakt, dhe identifikon infeksionet midis kontakteve të mundshmë dhe të tjerëve.

Mbikqyrja. Ne kemi nevojë për sisteme ndjekëse, përfshirë sistemin e sëmundjes së ngjashme me influencën , për të gjetur tendencat e përhapjes dhe monitorimit. Sistemet e mbikqyrjes sindromike do të duhet të akordohen për të zbuluar grupimet e mundshme,që  sinjalet të mund të meren në shqyrtim  menjëherë.

Sigurohuni që kujdesi shëndetësor të jetë i sigurt . Çdo komunitet në vend duhet të rrisë sigurinë e kujdesit shëndetsor. Kjo do të thotë jo vetëm të rrisni numrin e shtretërve dhe pajisjet e oksigjenit por çdo aspekt të kujdesit shëndetësor, përfshirë personelin, pajisjet, furnizimet dhe menaxhimin e përgjithshëm.

Ruani funksionet shëndetësore dhe rutinore të kujdesit shëndetësor. Ne kemi nevojë për të rritur qëndrueshmërinë e njerëzve tanë dhe të kujdesit shëndetësor, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rritja e qëndrueshmërisë së shëndetit personal . Kushtet jo të duhura  rrisin në masë të madhe rrezikun e sëmundjes. Kjo nuk është negative vetëm për pacientët që infektohen, por do të dëmtojë gjtihashtu edhe kujdesin shëndetësor.

Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të lënë duhanin , për të vënë nën kontroll presionin e gjakut , sigurohuni që nëse keni diabet të kontrolloheni vazhdimisht , dhe – po –bëni  aktivitet të rregullt fizik . (Të qenit aktiv jashtë për të paktën 15 minuta në ditë gjithashtu ndihmon në rritjen e nivelit të vitaminës D. Nga të gjitha masat e ndryshme të propozuara për të rritur rezistencën tuaj ndaj infeksionit, aktivitet i  rregullt fizik dhe vitamina D ndoshta kanë treguar më rezultat se çdo provë tjetër shkencore, raporton abcnews.al

Rrisni përdorimin e telemjekësinë(diagnoza dhe trajtimi i pacientëve me anë të teknologjisë telekomunikuese)

Ne duhet të zvogëlojmë numrin e personave që frekuentojnë institucionet e kujdesit shëndetësor, ndërsa në të njëjtën kohë të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin. Administrata lëshoi disa udhëzime për Medicaid që janë  shumë më tepër se të nevojshme. Pacientët – veçanërisht ata që janë të pasiguruar ose që nuk kanë një burim të rregullt kujdesi – duhet të jenë në gjendje të rimbursojnë recetat, të marrin këshilla mjekësore dhe të gjejnë menjëherë një klinikë.

Përmirësoni dobësitë e zinxhirit të furnizimit. Kjo është thelbësore për maska ​​dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale, pajisje oksigjeni dhe materiale laboratorike. Kjo është një kohë e mirë për të bërë një listë thelbësore të ilaçeve dhe për të parë  cilat  janë  më të sigurta dhe më efektive

Për shembull, në një zonë tjetër ku grupi im punon globalisht, ne kemi zbuluar se në vend të 30 ose 50 ilaçeve për presionin e lartë të gjakut, tre do të bënin punë për pothuajse të gjithë pacientët

Mësoni

Nëse ka një mësim kryesor nga epidemitë e kaluara, është se marrja e të dhënave në kohë reale është thelbësore për një reagim të madh të epidemisë.

Ësshtë urgjentë që ne të mësojmë se si t’i mbrojmë punëtorët e kujdesit shëndetësor nga infeksioni.

Ne duhet të dimë se kush është më në rrezik për përhapjen e infeksionit, në mënyrë që të mund të gjurmojmë kontaktin në mënyrë më efektive. Kjo do të ndihmojë në përcaktimin se sa i gjerë është rrethi i  kontakteve për të gjetur.

Kush rrezikon më shumë? Çfarë e zvogëlon infeksionin? Çfarë këshillash po ndiqen  dhe cili është ndikimi që kanë?

Disa vende kërkojnë që të gjithë pacientët, madje edhe ata me simptoma të lehta të izolohen .

A është kjo e nevojshme dhe efektive? A duhet të izolohemi për të parandaluar përhapjen e infeksionit? Përgjigja e këtyre pyetjeve do të varet pjesërisht nga përgjigjet e pyetjeve të tjera, të tilla si sa shpesh njerëzit që nuk kanë simptoma, ose njerëzit që sapo kanë filluar të sëmuren, përhapin infeksionin.

A ka teste të shpejta të kujdesit dhe sa të sakta dhe në kohë janë testet e gjakut për infeksionin koronavirus?

A është imuniteti ynë mbrojtës? Edhe nëse antitrupat veprojnë  kjo nuk do të thotë se pacientët e rikuperuar janë imunë nga një infeksion i ardhshëm.

Për këto pyetje, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe departamentet shtetërore dhe lokale të shëndetit, si dhe agjencitë e shëndetit publik në të gjithë botën, janë thelbësore. Ata janë oficerët e inteligjencës të nevojshme për të udhëhequr strategjinë dhe taktikat tona, dhe ata duhet të jenë të dy në tavolinë kur të merren vendime dhe në podium kur masat që do të meren të shpjegohen.

Dhe këto janë vetëm pyetje epidemiologjike. Ne gjithashtu duhet urgjentisht të dimë nëse trajtimet funksionojnë. Raporti paraprak për vlerën e klorokinës dhe azitromicinës duhet të adresohet në mënyrë rigoroze. Zhgënjimi  se dy medikamente anti-virale nuk ka përmirësuar  pacientët e sëmurë rëndë është një kujtesë për të gjithë  se deri tani ka studime rigoroze, por ne nuk dimë si duhen trajtuar. Edhe nëse nuk mund të përmirësojmë në mënyrë dramatike rezultatet, një trajtim që zvogëlon nevojën për intubacion mund të shpëtojë shumë jetë.

Një vaksinë e sigurt dhe efektive ka një rëndësi më të madhe. Bota duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të zhvilluar një vaksinë, duke pranuar gjithashtu që kjo mund ose nuk mund të jetë e mundur.

Duhet të përshtatemi  me ndryshimet. Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë botën tonë përgjithmonë. Derisa të kemi nën kontroll virusin, të gjithë do ta kemi nevojë të ndryshojmë mënyrën se si lajmë duart, të përshëndesim të tjerët por jo t’i takojmë dhe se sa në distancë  duhet t’i afrohemi të tjerëve.

Ne do të mendohemi  2 herë para se të zhvillojmë  takimet  dhe konferencat.

Ne do të duhet të mbështesim të prekurit, edhe nëse sëmundja e tyre mund të rrezikojë shëndetin tonë.

Strategjia jonë për të zbutur ndikimin e Covid-19 do të evoluojë domosdoshmërisht ndërsa mësojmë më shumë rreth virusit dhe efektivitetit të ndërhyrjeve të ndryshme.

Në një fazë të katërt, një vaksinë, nëse mund të gjendet, ose përpjekje globalet  nëse ata mund të kenë sukses, ose do t’i jepnin fund pandemisë, ose, nëse jo, do të na detyronte të përshtatemi me kërcënimin e vazhdueshëm për të ardhmen e pacaktuar.

Ne jemi duke u përballuar me frikë dhe tragjedi me javë dhe muaj të terë.  Udhëheqësit duhet të jenë të sinqertë se kjo është e frikshme, edhe ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.

Por është gjithashtu një kohë për të kuptuar se ne jemi të gjithë në këtë së bashku – jo vetëm të gjithë në Shtetet e Bashkuara, por të gjithë ne globalisht. Përhapja  në botë rrit rrezikun kudo. Ne kemi një armik të përbashkët dhe, duke punuar së bashku me një strategji të përbashkët, ne mund të ndërtojmë diçka  që minimizon rrezikun, maksimizon bashkëpunimin dhe angazhohet për një motiv të përbashkët./Përgatiti në shqip: Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!