Napoli e Lazio kundër urdhrit, planifikojnë të dalin në stërvitje

schedule11:59 - 21 Mars, 2020

schedule 11:59 - 21 Mars, 2020

Klubi i Napolit ka rivendosur të rifillojë stërvitjen. Edhe pse Federata Italiane ende nuk e ka vendosur se kur do të rikthehet Seria A, napoletanët e kanë marë vendimin për t’u kthyer në fushë.

Klubi ka njoftuar dje në mbrëmje se ekipi do të kryejë një seancë stërvitore të mërkurën në mëngjes, në Castel Vortuno. Presidenit De Laurentis së bashku me Lotiton e Lazios kërkojnë rifillimin e stërvitjes.

Edhe pse kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Damiano Tommasi, ka kërkuar të mos dalë asnjë futbollist në stërvitje, për shkak se ende situata nuk është e stabilizuar. Ai ka deklaruar se është shumë e rrezikshme për këdo që të dalë jashtë dhe se çdo njeri duhet të qëndrojë në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!