Siri/ Trupat pro-qeveritare hyjnë në Afrin, Turqia i bombardon

schedule18:47 - 20 Shkurt, 2018

schedule 18:47 - 20 Shkurt, 2018

Trupat pro-qeveritare siriane kanë hyrë në rajonin e Afrinit, për t’i bërë ballë avancimit të trupave turke. Këto të fundit kanë bombarduar autokolonën e parë të këtyre njësive, duke i cilësuar grupe terroriste.

Trupat pro-qeveritare siriane kanë hyrë në enklavën kurde të Afrinit për t’u përballur me atë që Damasku zyrtar e konsideron “agresioni i regjimit turk”.

Qeverisë siriane iu kërkua të dërgonte trupa nga një milici kurde, e cila që prej muajit të kaluar përpiqet t’i bëjë ballë trupave turke dhe rebelëve që i mbështesin ato. Pamje të publikuara tregojnë luftëtarë të njësisë “Forcat Popullore” të kalojnë përmes një postoblloku me autoblinda dhe kamionë. Pak më pas, forcat turke kanë bombarduar zonën.

Turqia ka kërcënuar se do të përballet me trupat siriane në rast ndërhyrjeje. Nga ana e saj qeveria në Damask ka denoncuar ofensivën turke duke e cilësuar një sulm barbar ndaj sovranitetit të saj. Një gazetar i agjencisë së lajmeve “SANA” ka bërë me dije se artilieria turke ka vënë në shënjestër një autokolonë që kishte hyrë në enklavën e Afrinit, përfshirë një grup gazetarësh që e shoqëronin atë.

Ndërsa agjencia turke “Anadolu” ka njoftuar se, trupat turke kishin qëlluar për të paralajmëruar ndaj një grupi pro-regjimit terrorist që po përpiqej të avanconte drejt Afrinit, duke i detyruar të tërhiqeshin rreth 10 kilometra./abcnews.al