Masa ndaj koronavirusit/ Britania e Madhe mbyll gjithçka

schedule08:25 - 21 Mars, 2020

schedule 08:25 - 21 Mars, 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka marrë vendimin për të mbyllur gjithçka ditën e sotme.

Për shkak të shifrave në rritje të koronavirusit në mbarë botën, Kryeministri ka marrë masa për parandalimin e epidemisë.

Ai ka urdhëruar të mbyllen baret, restorantet, kinematë dhe palestrat.

Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 3,983 persona të prekur dhe 177 vdekje.

Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhërit të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!