Ivan Rakitic është një ndër lojtarët që do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Mesfushori kroat e ka humbur postin e titullarit dhe dëshiron të provojë një aventurë të re larg “Camp Nou”.
Barcelona nuk është kundër shitjes së nënkampionit të botës dhe ka ulur pretendimet për kartonin e tij. Katalanasja Sport raporton se kampionët e Spanjës duan 20 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Shumë klube europiane janë të interesuara për mesfushorin e njohur, duke filluar nga Serie A dhe Premier League. Gjithsesi, Rakitic mund të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë. Sevilla dhe Atletico Madrid janë gati të plotësojnë kërkesat ekonomike të Barcelonës. /abcnews.al