Koronavirus/ Trump anulon samitin e G7-ës

schedule12:55 - 20 Mars, 2020

schedule 12:55 - 20 Mars, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirus.

Samiti pritej të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë./abcnews.al