Pothuajse e gjithë Europa ka pezulluar kompeticionet sportive prej përhapjes në masë të koronavirusit. Paniku është shtuar, ashtu si edhe numri i personave të infektuar me COVID-19, por ka edhe vende ku nuk e njohin fjalën frikë.
Një prej tyre është Bjellorusia. Javën e kaluar u zhvilluan ndeshjet me tifozë, edhe pse në vendin me 9 milionë banorë janë infektuar 52 persona. Askush nuk e ka marrë seriozisht këtë gjendje, teksa kreu i shtetit, Alexander Lukashenko jep recetën e tij.
“Shkoni në sauna, punoni sa më shumë dhe pini vodka, kjo është mënyra për të eliminuar virusin që keni në trup”, lexohet në deklaratën “kundër rrymës” të presidentit të Bjellorusisë. /abcnews.al