Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen 6 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, mes tyre një vajzë 4-vjeçare

schedule18:13 - 19 Mars, 2020

schedule 18:13 - 19 Mars, 2020

Është rritur me gjashtë raste të reja numri i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoni. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Mes të infektuarve është edhe një vajzë e vogël 4-vjeçare nga Shtipi, e cila është infektuar nga një çerdhe në Angli.

Vajza është kthyer në Maqedoni më 14 mars dhe ka qenë në vetë-izolim në shtëpi. Për testim janë paraqitur gjatë ditës së djeshme, dy ditë pasi vajza ka pasur  simptomat e para.

Ndërsa, në Dibër janë konfirmuar edhe tre raste të reja e në Shkup e Gostivar nga një person. Në Gostivar rezulton e infektuar një grua që është kthyer nga Zvicra dhe ka qenë në vetë-izolim.

Në total, numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 48, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur deri më tani humbje jetësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!