Ne të gjithë e dimë se distancimi vullnetar social është çelësi për zbutjen e përhapjes së Covid-19.
Kjo është një sakrificë e vogël për sigurinë e të gjithëve, megjithëse duhet ta shohim edhe si një sfidë në marrëdhëniet tona, shkruan The Guardian
“Në këtë periudhë është e lehtë ta shohësh tjetrin si një barrë,” shkruan Helena Fitzgerald “sidomos në rastet kur bashkëpunojmë ose kur izolimi na shkakton ndjenja të braktisjes.” Kjo shtron pyetjen: si mund t’i menaxhojmë më mirë rrethanat e pazakonta shoqërore në të cilat ndodhemi?
1.Po nëse jeni të detyruar të rrini me shokët?
Në vitin 2017, inxhinierja Ansley Barnard kaloi tetë muaj duke jetuar e izoluar me pesë shkencëtarë të tjerë, si pjesë e programit Hi-SEAS të Nasa, i cili u krijua për të simuluar përvojën e udhëtimit në Mars. Gjatë asaj kohe, ajo mësoi disa rregulla të zbatueshme për këdo që jeton me shokët.
“Biseda më herët për një konflikt të mundshëm parandalon që gjërat të përkeqësohen,” thotë Barnard.
“Strategjitë tona ishte se ne duhej të ishim të hapur mbi ndjenjat tona dhe të shmangnim ndjenjën e fajit.
Barnard dhe ekipi i saj darkonin gjithmonë së bashku duke lënë do gjë mënjëanë dhe duke shfrytëzuar atë kohë për të përmirësuar marrëdhëniet me njeri-tjetrin.
“Unë mendoj se duhet të jemi pozitivë dhe të shikojmë situatën si një mundësi të përkohshme në vend të një pengesë që mund të na ndihmojë të ecim përpara,” thotë ajo.
2.Po sikur të jeni vetëm me fëmijët tuaj?
Sipas Joshua David Stein, kryeredaktor i botimit të prindërve Atly, nëse jeni duke praktikuar distancën sociale me fëmijët tuaj, tani është koha për të rregulluar strukturën tuaj të rregullave.
“Është e njejta gjë sikur po udhëtoni me fëmijët në aeroplan, ata tani mund të shikojnë aq TV sa të duan – thotë ai.
Fatherly ka përpiluar një listë të aktiviteteve në shtëpi për fëmijë siç janë video-lojërat me podcast-ve miqësore për fëmijë ,karaoke dhe video edukative , por Stein vuri re se koha më e mirë në fakt është të dilni jashtë duke kaluar kohën në parqe.
Nëse fëmijët tuaj janë të shqetësuar për gjyshërit për arsyen se nuk mund ti takojnë dot ata gjatë kësaj periudhe pandemike, Stein sugjeron: «Mundohuni t’i shpjegoni në një mënyrë më të lehtë për të mos i shqetësuar . Tregojini se ata janë mirë dhe se mund të flasin me gjyshërit në, FaceTime.’
E dimë që durimit tuaj ndonjëherë do i vij fundi por duhet të kujtoni se nuk është fundi botës dhe mundohuni të bëni më të mirën për vete.
3.Po sikur papritur ta gjeni veten duke kaluar më shumë kohë me partnerin tuaj?
“Kjo është një situatë kur ju e dini se çfarë do të ndodhë, kështu që ju keni pasur kohë për të menduar një plan të dytë ,” thotë Erin Davidson, terapist për çifte dhe seksin.
“Bisedoni se çfarë duhet të bëni në momentet kur gjërat janë stresuese – kuptoni njëri-tjetrin kur jeni me nerva dhe atëherë kur duhet t’i jepni fund debatit.
Qëndroni për pak kohë në dhoma të ndara dhe reflektoni se ku qëndron problemi, kështu edhe pajtimi do të jetë më i ëmbël.
Davidson thotë se të dy partnerët duhet të jenë të qetë dhe ti japin njëri-tjetrit – hapësirë.
Ndërsa mund të duket një kohë e ndërlikuar deri më tani, partneret duhet ta shfrytëzojnë këtë për të bërë më shumë seks.
“Ekziston një faqe në internet e quajtur MojoUpgrade.com dhe është mjaft argëtuese sepse të dy plotësoni pyetje ‘po-jo-ndoshta’ për stile seksuale që dëshironi të provoni individualisht, dhe më pas ju vjen një e email vetëm me stilet që ju të dy përputheni dhe kjo është një gjë argëtuese që duhet ta filloni t’a vini në praktikë.
4.Po sikur të jeni vetëm?
Për tre vitet e fundit, shkrimtarja dhe muzikantja Kristal Jax është duke bërë meme ironike, në lidhje me përballimin e sëmundjeve mendore, traumave dhe çështjeve sociale, të cilat ajo poston në llogarinë e saj në Instagram @Dyingbutfine .
Disa nga postimet e fundit të Jax janë përqëndruar në Covid-19, duke përfshirë një meme në lidhje me karantinën ” dhe shumë-postime të mbushura me ide se si ta shpërqendroni veten ndërsa jeni vetëm në shtëpi, siç është krijimi i memeve. “Unë mendoj se humori është një mënyrë shumë e mirë për të çliruar veten kur je i mërzitur ose kur je i shqetësuar, thotë ajo.
Jax mendon se të ndihmosh njerëzit në këtë peridhë është gjëja më e mirë që shumë duhet ta provojnë.
Edhe nëse nuk e njeh dikë mjaftueshëm ju mund t’i dërgoni një mesazh duke i treguar se nuk është vetëm dhe se të gjithë do ia dalim./abcnews.al