Grabitën miliona euro në Rinas, RENEA arreston vëllezërit Çala: Kapën shuma të mëdha parash

schedule09:41 - 19 Mars, 2020

schedule 09:41 - 19 Mars, 2020

300 forca policore nga njësi të ndryshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Eldi dhe Klement Çala.

Ata akuzohen se ishin pjesë e grupit që grabiti 4.6 milion euro të bankave vitin e shkuar nga avioni i kompanisë “Austrian Airlines” ku mbeti i vdekur edhe Admir Murataj.

Krahas grabitjes në Rinas, ata akuzohen se kanë kryer edhe një tjetër grabitje të ngjashme në rrugën Tiranë-Rinas.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri si edhe sasi të mëdha parash, por edhe automjete.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ata janë arrestuar në një banesë në Golem. Aty janë kapur edhe armë, ndërsa iu kapëne dhe 100 mijë euro.

Grabitja

Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga kosovarin Ragip Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.

Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti.

Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot përreth afër 1 viti teksa në kërkim vijon të jetë Talo Çela bashkëpunëtor i tyre.

Njoftimi i policisë

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.