Negociatat/ Gazetarja e ABC News: Të dy vendet kanë bërë progres, Shqipëria mund të përballet me një gjuhë më të ashpër se Maqedonia e Veriut

schedule09:09 - 19 Mars, 2020

schedule 09:09 - 19 Mars, 2020

Gazetarja e ABC News Erisa Zykaj në Bruksel në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit ka dhënë detaje për vendimin e një dite më parë në lidje me vendimin për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Zykaj në fjalën e saj me gazetarin Enkel Demi është shprehur se vendimi i djeshëm nuk mund të quhet një rekomandim zyrtar pasi duhet të presim datën 24 mars nëse nuk do të kemi një shtyrje për shkak të kronavirusit nëse do të kemi apo jo një vendim poriztiv.

Ndër të tjera ajo është shprehur se deri më tani situata duket se është në favor të këtij vendimi pasi tashmë asnjë vend anëtar në Be nuk është kundra, pasi dhe Holanda tashmë ka dhënë një “po”, të kushtëzur.

Intervista e plotë:

Enkel Demi: Dje ne kemi marrë një lajm që është rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Erisa Zykaj: Nuk është ende rekomandim Enkel, që të jemi të qartë me terminologjinë, ka qenë një takim me ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Evropian, të cilët duhet të paraqesin dhe të konsultohen me njëri tjetrin për draftin e konkluzioneve të ministrave të Jashtëm të BE në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dje është zhvilluar ky takim dhe deri më tani nuk kemi asnjë shtet anëtar në BE që të jetë shprehur kundër anëtarësimit të dy vendeve në BE. Asnjë nga shtetet anëtarë nuk është kundër vendimit pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit, ne kemi parë një ndryshim zyrtar nga Holanda, e cila është shprehur për një “PO”, të kushtëzuar këtë vendim e ka ruajtur edhe dje përmes ambasadorit të saj, Holanda mendon se është momenti për të marrë nje vendim pozitiv.

Gjuha ka ngelur e njëjtë për të dy vendet, pasi shtetet anëtare mendojnë se të dy vendet kanë bërë progres për hapjen e negociatave, por në draft konkluzionin e fundit kjo gjuhë mund të ndryshojë për Shqipërinë mund të bëhet pak më e ashpër sepse ne e dime dhe e kemi bërë dhe të qartë se nuk është i njëjti vlerësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut e ka tashmë të hapur rrugën për negociatat dhe kanë një dhënie të një date më të sigurt se Shqipëria, e cila mund të ketë pak a shumë kushtëzimin që i ka vënë Gjermania deri më tani. Këtë e themi me siguri të plotë pasi qëndrimi i Holandës ka ndryshuar pasi ministri i Jashtëm i Gjermanisë Michael Roth ka shkuar në Holandë dhe ka njoftuar komisionin e çështjeve evropiane në parlamentin Holandez se qasja më e mirë  për Shqipërinë do të ishte kushtëzimi sipas bundestagut dhe duket se Holanda e ka përqafuar këtë qasje. Deri më tani kemi një “po”, të parë nga 27 vendet anëtare, por gjuha mund të jetë më e ashpër për Shqipërinë nga ajo për Maqedoninë e Veriut.

Pse kemi arritur deri këtu? Komisioni Evropian i ka dyfishuar përpjekjet për të binduar shtete anëtare dhe kjo ka funksionuar. Ka aprovuar metodologjinë e re për zgjerim që e bën më të besueshëm prcesin reformat bëhen më konkrete, nuk ka më raporte që të prezantohen nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të thonë se po jemi dakord, jo tashmë çdo gjë do të kontrollohet në mënyrë strikte nëse reformat janë zbatuar në këto shtete. E dyta progresi i raportit që u paraqit nga Komisioni evropian ishte pozitiv për të dy këto shtete dhe për këtë ne kemi foluar gjatë. Të dyja bashkë këto bëjnë që këtë radhë komisioni evropian e ka betonizuar mund të themi rekomandimin për të dy vendet dhe është shumë e vështirë tashmë për vendet anëtare që të thonë se jo sepse nuk ka më arsye. Tashmë është dhënë besimi se tashmë nuk është më si më përpara, çdo gjë ka ndryshuar këto dy vende kanë vazhduar që të bëjnë progres në lidhje me kërkesat e këshillit të ministrave që në vitin 2018 se ku duhet të bënin progres të dyja vendet dehe të dyja bashkë këto bëjnë që për momentin nuk kemi asnjë shtet zyrtar kundër.

Franca ne e dimë qëndrimin kam pyetur ministren e çështjeve Evropiane para disa javësh dhe ajo më ka thënë se duhet ti shikojmë të dyja nga njëra anë metodologjinë e re pasi është ajo që ata donin, ne kemi thënë se është një lloj kopje e rekomandimit francez dhe nga ana tjetër duam të shikojmë që raporti për progres në BE na bind. Për të parë që ato kanë bërë me të vërtetë progres për reformat, për shtetin ligjor, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Përderisa mkëto të dyja janë bëshkë, dje me ambasadorët e përhershëm të BE nuk kanë kundërshtaur. Edhe këtë të enjte në orën 12:00 do të ketë sërish një takim me ambasadorët e përhershëm dhe do të shikojmënëse kjo do të kaljë si çështje me 24 mars ku do të mblidhen ministrat e Jashtëm të BE, e thëm këtë se ka pasur një informacion pasi duke qenë në rrethanat e koronavirusit kjo çështje mund të shtyhet, deri dje nuk është shtyrë nëse do të ndodhë sot ne do ta marrim vesh, por burime të presidencës kroate janë shprehur shumë optimiste sepse të gjithë shtetet anëtare e konsiderojnë si një çështje strategjike dhe shpresojmë që të ndodhë kjo.

Frika është që që me 24 mars ministrat e Jashtëm ta aprovojnë dhe kjo të mbetet e paaprovuar nga Kryetarët e shteteve dhe qeverive me datë 26-27 pasi fokusi kryesor mund të qëndrojëte koronavirusi por mund të ndodhë edhe kjo. Dhe opsioni tjetër të aprovohet nga ministrat e Jashtëm të BE dhe të thuhet dhe nga lidërt evropianë se aprovojnë vendimin për hapjen e negociatave për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më pas hapja do të bëhet përmes etapave, një etapë ose dy etapa për Maqedoninë e Veriut më shumë për Shqipërinë dhe kjo mund të ndodhe por shpresoj të kemi një rekomandim të tillë, që dhe Kroacia e mbështet dhe shprehet optimiste për një gjë të tillë dhe shpreson se kjo do të bëhet realitet me 24 mars në takimin e ministrave të jashtëm.

Enkel Demi: Historia është e thjeshtë nuk kemi më rezistencë Francë Holandë, në këtë rast Shqipëria do të veçohet, jo në vendimarrje nuk e penalizon më Maqedoninë, por pasi duhet të plotësojë kushtet e Bundestagut gjerman, reforma zgjedhore, në Drejtësi, gjykata kushtetuese, zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

Erisa Zykaj: Diferencimi bëhet për dhënien e një date dhe zhvillimin e konferencës ndërkombëtare të shteteve dhe këtu bëhet diferenca. Maqedonia e Veriut është më e favorizuar, pasi ne kemi parë që i vetmi vend që ka qenë kundër ka qenë Holanda që kërkonte krijimin e Prokurorisë së Përgjithshme që ta aprovonte patjetër asnjë shtet tjetër nuk ka thënë gjë për reforma për Maqedoninë e Veriut duke u mjaftuar me një hap madhor siç ishte ai i me Greqinë.

Enkel Demi: Edhe për faktin se Maqedonia e Veriut u kursye nga marria që u quajt reforma në Drejtësi  në Shqipëri një dështim i plotë, Evropianet nuk e pranojnë këtë në Shqipëri, por e pranojnë në Maqedoninë e Veriut se kjo është një dështim, kjo i ka kërsyer kohë, ndërsa me ne nuk ka ndodh një gjë e tillë. Me situatën e koronavirusit a funksionon Brukseli, apo jeni të gjithë nëpër shpia?

Erisa Zykaj: Karantina në Bruksel është ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian ku është e plotë si në Itali, Francë apo Spanjë. Sepse ndryshe nga vendet e tjera pas masave të shpalluara nga kryeministrja belge ka dhënë urdhër që deri me 5 prill të mos dalë asnjë nga Belgjika, për 14 ditë janë në karantinë që është e kufizuarjanë mbyll, baret restorantet, dfunksionojnë farmacitë, kioskat e gazetave, ushqimoret, dhe aty është vendosur 30 minuta për çdo person për të bërë blerjet . Ajo që bën diferencën është se qeveria e Belgjikës rekomandon që të bëhet aktiviteti fizik në natyrë, duke ruajtur distancën.

Enkel Demi: Vetë Rama në një nga statuset e veta ka publikuar një virolog në Itali i cili thekson kotësinë e përdorimit të maskave dhe rrezikshmërinë e dorezave, se nuk ndalohet që të dalësh por masat që janë marrë në Shqipëri dhe unë në këtë rast jam me Ramën, janë se këtu dilnin me grupe. Dhe ai dje ka theksuar se  meqë ju nuk merrni vesh atëherë jeni të detyruar që të mos dilni grupe grupe. Ti bën sport por ruan distancën, nuk besoj se në Bruksel shfaqen të moshuar krahë më krahë e çifte etj.

Erisa Zykaj: Ndërkohë ditën e djeshme është dhënë një urdhër që të ndalohen makinat për tu futur në parqe në mënyrë që personat të kenë hapësirë që të shkojnë në park dhe të ruajnë distancat.

Enkel Demi: Siç nuk është e drejtë që dhe Zvicra i bën tamponët të diferencuar do i bëjmë dhe ne. Unë kam parë sot se Belgjika ka zgjidhur një krizë qeveritare.

Erisa Zykaj: Koronavirusi i shtyu forcat politike që të krijojnë një qeveri, në këto kushte kur nuk u krijua qeveria në kushte normale u formua qeveria teknike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!