Shtatë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 42 numrin e përgjithshëm të pacientëve që kanë rezultuar pozotivë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi.
Fatmirësisht të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
“Deri më tani janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” shkruan Filpçe.
Ndërkohë deri më tani priten rezultat edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme./abcnews.al