Dy lojtarët portugezë të Manchester United, Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes, nuk e kanë ndërprerë aktivitetin fizik. Të dy fubollistët kanë qenë së bashku në oborrin e shtëpisë së Diogo Dalot, aty ku janë filmuar duke luajtur futboll kundër njëri-tjetrit.
Dalot ka qenë futbollisti që ka pasur “detyrën” të ndihmojë Fernandesin të ambientohet sa më shpejt në Mannçester dhe duket se deri diku po ia del.
Video e dy futbollistëve duke i gjuajtur njëri-tjetrit, është publikuar nga “The Sun”. Izolimi i tyre nuk është si i gjithë të tjerëve dhe dyshja portugeze, po kalon një kohë shumë të mirë./abcnews.al
Diogo Dalot and Bruno Fernandes are making the most of self-isolation’ ? pic.twitter.com/todcVQMUVi
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) March 18, 2020