Bayern Munchen ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Philippe Coutinho nga Barcelona. Klubi bavarez e cilëson të qartë kërkesën prej rreth 90 milion eurosh për fantazistin brazilian.
27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e katalanasve, që po tentojnë t’i gjejnë një blerës lojtarit. Coutinho pëlqehet shumë në Premier League. Chelsea është klubi më i interesuar për shërbimet e tij, por nuk përjashtohet surpriza Inter.
Sport.es raporton se zikaltrit janë futur në garë për lojtarin ofensiv. Coutinho u aktivizua për pesë sezone me Interin (2008-2013), por nuk ia doli të lërë gjurmë në Serie A. Më pas erdhi shitja te Liverpool dhe lojtari latin shpërtheu në “Anfield”. /abcnews.al