“Duhet të ndihmojmë botën në luftën kundër koronavirusit”, flet gruaja e parë që doli vullnetare për vaksinën kundër COVID-19

schedule14:50 - 18 Mars, 2020

schedule 14:50 - 18 Mars, 2020

Gara për një vaksinë për Koronavirusin e quajtur zyrtarisht COVID-19, është në proces. Ndërsa numri i rasteve në të gjithë botën vazhdon të rritet, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike po përpiqen të krijojnë një vaksinë që mund të ndalojë përhapjen e virusit.

Kështu, studiuesit në Kaiser Permanente Washington Institute në Seattle filluan provën e parë te njerëzit të një vaksine eksperimentale për Koronavirusin e ri.

Personi i parë vullnetar që e provoi vaksinën ishte Jennifer Haller nga Seattle, një menaxhere 43-vjeçare dhe nëna e dy adoleshentëve. Ajo nuk është e infektuar por pranoi menjëherë duke thënë se të gjithë duhet të ndihmojmë botën në luftën kundër sëmundjes.

Gruaja ka folur dhe ka treguar sesi ndihet tani që është femra e parë që provoi vaksinën.

Jennifer Haller u shpreh se dëgjoi për thirrjen për vullnetarë rreth dy javë më parë nga një mikeshë që kishte publikuar diçka në Facebook, dhe pranoi të bënte vaksinën.

Pjesë nga intervista:

Sa raunde të vaksinës do të bëni?

“Do të bëj dy raunde. E para ishte dje. Do të mbaj ditar për çdo simptomë dhe temperaturën time dhe gjithçka për dy javët e ardhshme. Ne do të bëjmë një bisedë telefonike sot dhe nesër, dhe më pas, pas një jave do të kthehem për një analizë gjaku. Një javë pas kësaj unë do të bëj një tjetër analizë gjaku. Dhe pastaj katër javë nga dje, unë do të hyj në dozën e dytë [të vaksinës] – dhe do ta përsëris atë proces përsëri. Pastaj përgjatë 14 ose 18 muajve të ardhshëm do të kem një vizitë të vogël për analizë gjaku”.

A jeni duke u paguar për këtë?

“Teknikisht ata po ofrojnë para. Por ju e dini, nëse do ta bëja për para nuk do të mund të më paguanin dot”.

“Prindërit e mi jetojnë në Kenmore, që është shumë afër epiqendrës origjinale amerikane të Kirkland. Dhe nëna ime është 70 vjeç, dhe njerka ime është 85 vjeç me astmë. Kështu që ajo po qëndron në shtëpi për dy javë e gjysmë tani. Unë jam me të vërtetë e shqetësuar për sigurinë e tyre, dhe është mjaft e lodhshme.

“Por një gjë për të cilën do të doja të flisja është se, do të jem mirë. Familja ime do të jetë në rregull. Ne kemi burimet që na duhen për ta rregulluar këtë. Unë kam një shqetësim të thellë për aq shumë amerikanë që nuk kanë privilegjin që familja ime dhe unë kemi”!/abcnews.al