Kina teston, efektiv për koronavirusin nje ilaç japonez i perdorur për grip

schedule14:00 - 18 Mars, 2020

schedule 14:00 - 18 Mars, 2020

Autoritetet mjekësore në Kinë kanë thënë se një ilaç i përdorur në Japoni për të trajtuar gripin duket se ishte efektiv në pacientët me koronavirus.

Zhang Xinmin, një zyrtar në ministrinë e shkencës dhe teknologjisë së Kinës, tha se favipiravir, i zhvilluar nga një degë e Fujifilm, kishte dhënë rezultate inkurajuese në provat klinike në Wuhan dhe Shenzhen që përfshinin 340 pacientë.

“Ka një shkallë të lartë sigurie dhe është efektive në trajtim,” u tha Zhang.

Pacientët të cilëve u është dhënë ilaçi në Shenzhen rezultuan negativë ndaj  virusit.

Ata morën një dozë mesatare  prej katër ditësh krahasuar me një mesatare prej 11 ditësh për ata persona që nuk u mjekuan me ilaçin.

Për më tepër, rrezet X konfirmuan përmirësime në gjendjen e mushkërive në rreth 91% të pacientëve që ishin trajtuar me favipiravir, krahasuar me 62% që nuk ishin trajtuar.

Fujifilm Toyama Chemical, e cila shpiku ilaçin – i njohur gjithashtu si Avigan – në vitin 2014, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me të.

Mjekët në Japoni po përdorin të njëjtin ilaç në studimet klinike mbi pacientët me koronavirus me simptoma të butë deri  në mesatare, duke shpresuar se ky ilaç do të parandalojë  përhapjen e virusit.

Por një burim japonez i ministrisë së shëndetësisë sugjeroi se ilaçi nuk ishte aq efektiv tek njerëzit me simptoma më të rënda. “Ne i kemi dhënë Avigan  70 deri 80 njerëzve, por duket se nuk funksionon aq mirë kur gjendja e tyre paraqitet më e agravuar,” tha burimi për Mainichi Shimbun.

Në vitin 2016, qeveria japoneze furnizoi me favipiravir Guinea, si një ndihmë për të luftuar shpërthimin e virusit Ebola.

Favipiravir ka nevojë për miratimin e qeverisë për përdorim në shkallë më të gjërë te pacientët Covid-19, pasi fillimisht ështe menduar për trajtimin e gripit.

Një zyrtar shëndetësor i tha Mainichi se ilaçi mund të aprovohej  në maj. “Por nëse rezultatet e hulumtimit klinik vonohen, aprovimi gjithashtu mund të vonohet.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!