Nuk “binden” kryeqytetasit, sheshi “Skënderbej” gjallëron nga qytetarët

schedule11:38 - 18 Mars, 2020

schedule 11:38 - 18 Mars, 2020

Ndonëse Tirana është në karantinë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, situata nuk duket aspak e tillë në sheshin “Skënderbej”.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se në shesh ka mjaft qytetarë, ndonëse numri është më i ulët në krahasim me ditën e djeshme.

Ndërkohë, policia ka vijuar me kontrollet duke larguar ata që qendorjnë në lulishte. Edhe ditën e sotme pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët kanë dalë janë kryesisht mosha e tretë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!