Shtyrja e Europianit për vitin tjetër? Low flet hapur rreth vendimit

schedule23:46 - 17 Mars, 2020

schedule 23:46 - 17 Mars, 2020

Edhe Joachim Loë është dakord me vendimin e UEFA-s për shtyrjen e Europianit. Kompeticioni i kombëtareve europiane do të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm dhe trajneri i Gjermanisë, ashtu si Deschamps i Francës, është pro këtij vendimi.

Loë thekson se të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe provojnë emocionet që të dhuron një turne i tillë, por rëndësi ka shëndeti i njerëzve, i futbollistëve dhe mbrojtja e shpëtimi i sa më shumë jetëve.

Në këto momente duhet të mendojmë të gjithë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve. E njëjta gjë vlen edhe për futbollin, ky është shkaku pse jam pro vendimit për shtyrjen e Europianit. Sigurisht që do të na kishte pëlqyer të rktheheshim në fushë dhe të provonim atë që kishim përgatitur, çdo sportist jeton për të luajtur këto kompeticione të mëdhenj”, deklaron trajneri i kombëtares gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!