Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të martën që t’i mbyllin kufijtë e jashtëm për 30 ditë. Mbyllja e kufijve vjen si përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Kancelaria gjermane Angela Merkel i njoftoi planet për të mbyllur kufijtë e jashtëm të BE-së gjatë një konference për shtyp. Gjithsesi, lëvizjet e njerëzve që i përkasin 27 shteteve të Bashkimit Evropian nuk do të ndalohen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh:
“Unioni dhe shtetet anëtare do të bëjnë gjithçka që të munden.”
Michel tha që BE do të organizojë riatdhesimin e qytetarëve të vendeve anëtare. Planet për mbylljen e kufijve të shteteve të BE-së u prezantuan të hënën dhe vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë zyrtare.
Të hënën, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se do të mbyllte kufijtë për shtetasit e huaj me përjashtim të qyetarëve amerikanë.
Edhe Presidenti Francez Emmanuel Macron urdhëroi të hënën njerëzit që të qëndronin në shtëpi për të paktën 15 ditë dhe të dalin vetëm për nevojave thelbësore. Macron pohoi gjithashtu se duke iu bashkuar vendimit të BE, kufijtë e Francës do të mbyllen. /abcnews.al/