French Open ishte programuar të zhvillohej nga 18 maj-7 qershor, por do të shtyhet. Roland Garros është një nga kompeticionet më prestigjiozë të sportit të tenisit. Turneu zhvillohet në Francë dhe njihet si kompeticioni i dheut të kuq.
Drejtuesit e Roland Garros kanë vendosur të shtyjnë datën e fillimit. Turneu do te zhvillohet në vjeshtë dhe do të nisë në datë 20 shtator dhe do të përfundojë në 4 tetor. Finalja për meshkuj, që ishte përcaktuar të luhej në 7 qershor, do të bëhet në datë 4 tetor.
Vitin e kaluar u shpall fituesi Nadal në kategorinë e meshkujve. Spanjolli mposhti austriakun Dominic Thiem 3-1 me sete, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Ashleigh Barty. Australiania fitoi në finale kundër çekes Markéta Vondroušová me rezultatin 2-0. /abcnews.al
Le tournoi de #RolandGarros se jouera du 20 septembre au 4 octobre 2020 pic.twitter.com/oNMMAlvfRF
— Roland-Garros (@rolandgarros) March 17, 2020