Qeveria britanike ka premtuar një fond prej 330 miliardë paundësh në hua dhe grante për të shpëtuar bizneset që janë prekur nga kriza e koronavirusit.
Kryeministri britanik Boris Johnson u betua se do të sillej sikur po udhëhiqte një qeveri në kohë lufte dhe se do të bënte çdo gjë të mundshme për të mbështetur ekonominë.
Nga ana tjetër, ministri i Financave u shpreh se pandemia ka shkaktuar një “emergjencë ekonomike dhe shëndetësore. Ndërsa, Johnson shtoi se veç masave emergjente të marra më herët mund të lindë nevoja për të marrë të tjera në mënyrë më të shpejtë në ditët në vazhdim.
Johnson këshilloi britanikët që të shmangin pub-et, restorantet dhe teatrot dhe tha që ata duhet të kufizojnë kontaktet sociale. Më herët gjatë të premtes qeveria e vendit i këshilloi qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë nëse nuk e kanë patjetër të nevojshme.
Masat e reja vijnë në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit në vend ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,950.
Kryeministri Johnson deklaroi gjithashtu se mbyllja e shkollave do të vazhdojë. Vetëm gjatë ditës së sotme në Angli u regjistruan 407 raste të reja me Covid-19. /abcnews.al/


