Europiani dhe Copa America u shtynë nga UEFA. Këta dy kompeticione do të zhvillon në verën e vitit 2021, konkretisht nga 11 qershori-11 korrik të vitit të ardhshëm. Një vendim i tillë pritej prej ditësh, përhapja e madhe e koronavirusit ka ndikuar për keq dhe sot erdhi vendimi zyrtar.
Kampionatet e shteteve të ndryshme do të rifillojnë, ashtu si edhe Champions e Europa League. Në fillim të majit pritet të nisë futbolli në Europë dhe do të zgjasë edhe në verë. Marca raporton për finalet e kompeticionve europiane.
Sipas të përditshmes spanjolle, finalja e Champions League do të zhvillohet në datë 27 qershor në Stamboll të Turqisë. Tre ditë më parë (24 qershor) do të luhet finalja e Europa League, teksa pritet zyrtarizimi përfundimtar nga UEFA. /abcnews.al