Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Klopp di gjithçka për mua, gjëra që dhe familjes time nuk ia kam treguar”

schedule21:26 - 17 Mars, 2020

schedule 21:26 - 17 Mars, 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është padiskutim një ndër personazhet më të dashur në botën e futbollit. Strategu gjerman ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë lojtarët e tij dhe këtë gjë, e ka konfirmuar edhe mesfushori holandez, Wijnaldum, në faqen zyrtare të klubit të Liverpool.

“Trajneri ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë. Ai e ka rikthyer klubin atje ku ishte dikur dhe ai solli vizionin e tij. Më duhet të them se vizioni i tij i përshtatet objektivave të klubit.

Lojtarët e adhurojnë Kloppin, natyrisht, sepse ai kujdeset për të gjithë dhe është një trajner i mirë, një trajner që përmirëson lojtarët e tij dhe ai është një person i shkëlqyer për të punuar me të.

Ne kemi pasur gjithashtu shumë biseda personale dhe ai është bërë një person me të vërtetë i rëndësishëm për mua. Ai di shumë gjëra për mua që trajnerët e tjerë dhe disa familjarë të mi, nuk i dinë. Kemi një marrëdhënie vërtet të mirë lojtar-trajner, si dhe në një nivel personal. Ai është një person i rëndësishëm për mua”, tha Wijnaldum./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!