Ditën e sotme në aeroportin e Rinasit është ulur avioni me pasagjerë nga Frankfurti.
Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për “ABC News” se nga 28 udhëtime të cilët ishin parashikuar të uleshin në aeroportin e Rinasit, vetëm 8 prej tyre do të ulen gjatë ditës së sotme.
Janë udhëtime në vende të cilët Shqipëria ka lëvizje udhëtarësh. Sipas vëzhgimeve për më shumë se 60 minuta, është konstatuar se avioni nuk ka qenë në kapacitetin e tij maksimal. Udhëtarët tregojnë se ka qenë një udhëtim i programuar para se të merreshin të tilla masa.
Gjithashtu ata shprehen se janë në dijeni të faktit se vijnë nga një vend i infektuar dhe janë koshient se për një periudhë 14 ditore do të qëndrojnë të vetëizoluar. Mendohet se numri i pasagjerëve mund të jetë rreth 60-70 persona. Mësohet se pjesa më e madhe e personave si edhe personeli të janë të pajisur me maska dhe doreza.
Një nga problemet që hasin personat është çështja e transportit dhe një pjesë e tyre janë detyruar të marrin shërbimin e taksive.

