Bashkia Roskovec në një njoftim bën me dije se kanë rezultuar pozitiv dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan. Të infektuar janë çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, të cilët i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.
Bashkia u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Abcnews.al mëson se çifti i infektuar kanë dy shtëpi një në fshatin Mbërs dhe një në Rroskovec. Për pasojë ata kanë patur shumë lëvizje kohët e fundit.
E plotë:
Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.
Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.
Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.
Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:
qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.
Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.
Zoti qoftë me ne!
/abcnews.al