Megi Doçi dhe Armando Sadiku kanë dhënë mesazhet e tyre për popullin shqiptar në lidhje me virusin që ka prekur shumë shtete të botës, Koronavirusin. Edhe në Shqipëri, ky fenomen është përhapur, duke prekur disa njerëz.
“Të qëndrojmë në shtëpi”, është thirrja e futbollistes së Kombëtareve të Femrave dhe e sulmuesit kuqezi të Shqipërisë, që me anë të dy video-mesazheve, kanë përcjellë fjalët e tyre. Si video e Doçit, ashtu dhe e ajo e Sadikut, janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit në Twitter./abcnews.al
Video-mesazhi i Megi Doçit:
???#MegiDoçi ka një mesazh: “Të qendrojmë në shtëpi”. Në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, ajo ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. pic.twitter.com/k039FnRvWz
— FSHF (@FSHForg) March 15, 2020
Video-mesazhi i Armando Sadikut:
???#ArmandoSadiku ka një mesazh: “Të qendrojmë në shtëpi”. Në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, ai ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. pic.twitter.com/qWntdn3AJu
— FSHF (@FSHForg) March 15, 2020