Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll rezulton pozitive për koronavirusin, vetë-izolohen të dy

schedule15:34 - 15 Mars, 2020

schedule 15:34 - 15 Mars, 2020

Bashkëshortja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë qeveria e vendit.

Thuhet se Begoña Gómez dhe kryeministri janë në gjendje të mirë dhe se po ndjekin udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore në rezidencën e tyre në La Moncloa Palace, Madrid.

Dy ministra të kabinetit të Sánchez-it kanë rezultuar gjithashtu të infektuar mën herët gjatë kësaj jave. Edhe për ata të dy, qeveria ka deklaruar se gjenden me shëndet të mirë.

Për fat të mirë, anëtarët e tjerë të Kabinetit kanë rezultuar negativë për Covid-19.

Qeveria e dha lajmin për infektimin e Begoña Gómez vetëm pak kohë pasi kryeministri Sánchez njoftoi masat e reja që do të merreshin me qëllim për të luftuar më tej pandeminë.

Deri më tani, numri i persnave të infektuar në Spanjë ka shkuar në 7,753 me 1,362 raste që janë regjistruar vetëm gjatë ditës së sotme. Numri i personave që kanë ndërruar jetë është 291. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!