Dy rastet e para në Kosovë, Klina dhe Vitia do të futen në karantinë

schedule21:54 - 13 Mars, 2020

schedule 21:54 - 13 Mars, 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të premteje menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vend ka marrë masa të reja shtesë.

Qeveria ka vendosur që të fusë në karantinë Klinën e Vitinë, pasi dy të infektuarit janë nga këto dy komuna. Në kuadër të masave të shtuara është vendosur mbyllja e restoranteve, qendrave tregtare, kafeve dhe tregjeve.

Ndërkohë farmacitë dhe ushqimoret do të jenë të hapura në shërbim të qytetarëe. Gjithashtu qeveria ka marrë vendim që të mbyllë kufijntë me të gjitha vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!