Ministria e Financave dhe Ekonomisë i bën thirrje bizneseve që të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve në këtë periudh të vështirë të pandemisë së koronavirusit.
Përmes një mesazhi Ministria e Financave i bën thirrje qytetarëve që të mos rrisin çmimet, pasi është koha për solidaritet dhe bashkëpunim.
Ministria e Financave, ka shpallur edhe numrin e telefonit 0800 14 14 i cili është pa pagesë për të të denoncuar qytetarët çdo abuzim me çmimet në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.