Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Ukrainë

schedule17:28 - 13 Mars, 2020

schedule 17:28 - 13 Mars, 2020

Koronavirusi ka shënuar dhe viktimën e parë në Ukrainë  ku deri më tani janë konfirmuar vetëm tre raste të prekur.

Ukraina është bërë vendi i fundit që njofton kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e kufinjve të saj për shkak të koronavirusit.

Kufinjtë do të mbyllen për të gjithë shtetasit e huaj duke filluar nga e diela e 14 marsit, fillimisht për dy javë. Ndërkohë në kuadër të masave të shtuara qeveria mbylli shkollat dhe universitetet në mbarë vendin dhe ndaloi të gjitha tubimet kryesore publike, ndërsa Kisha Ortodokse e Ukrainës u tha besimtarëve se ishte e pranueshme të mos puthni ikona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!