Dilema e UEFA-s, tre opsione po diskutohen për Champions dhe Europa League

schedule16:12 - 13 Mars, 2020

schedule 16:12 - 13 Mars, 2020

UEFA ka lajmëruar se vendimi përfundimtar për Euro 2020 do të merret ditën e martë. Gjithsesi, ajo që shqetëson më shumë qeverinë europiane të futbollit janë Champions League dhe Europa League. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe të gjithë shpresojnë që nxehja e kohës të sjellë zhdukjen e koronavirusit.

Tre janë opsionet që po diskutohen për vazhdimësinë e kompeticioneve për klube. Mundësia e parë përfshin ngjeshjen e kalendarit dhe luajtjen e ndeshjeve të prapambetura mes mesit të muajit prill dhe fundit të majit.

Opsioni i dytë është që takimet çerekfinale dhe gjysmëfinale të zhvillohen me një ndeshje teke, opsion që është propozuar nga Inter dhe Roma. Hipoteza e tretë është ajo e një “final four”, që do të zhvillohet në Stamboll brenda katër ditësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!