Hugo Lloris, kapiteni i Tottenham Hotspur, i ka lënë vitet e tij më të mira pas dhe portieri francez, me shumë gjasa po luan sezonin e fundit si titullar me fanellën e “Gjelave” të Londrës.
Kapiteni i Francës nuk ofron më siguri mes shtyllave dhe Mourinho ka filluar të lëvizë për të siguruar shërbimet e një portieri të ri, që do të zëvendësojë Lloris si numri 1. Vëmendja e Mourinhos, është në Bundesliga.
Andre Onana është objektivi kryesor, por portieri kamerunas është gjithashtu dhe objektivi më i shtrenjtë. Gardiani i Ajax kërkohet nga shumë klube dhe vlera e tij në treg, mund të kalojë 50 milionë euro. Dy alternativat e tjera në rast se nuk arrihet te firma e Onana, janë Gulasci i Leipzig dhe Steffen, gardiani i Fortunna Dusseldorf./abcnews.al


