Kai Havertz është një nga talentet më të mëdhenj gjermanë. Vetëm 20 vjeç, por mesfushori ofensiv po luan sezonin e katërt me Bayer Leverkusen. Paraqitjet fantastike kanë ndikuar që shumë klube të mëdha të jenë të interesuara për shërbimet e tij.
Havertz numëron 7 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren gjermane dhe po shkëlqen me “Aspirinat”. Bayern Munchen, Liverpool dhe Juventus janë tre ndër favoritët për shërbimet e lojtarit, i cili duket se e ka bërë zgjedhjen e tij.
Largimi në fund të këtij sezoni është i paevitueshëm dhe mediat gjermane zbulojnë të ardhmen. Lojtari i talentuar preferon të qëndrojë në Bundesligë dhe zgjedhja e parë është Bayern Munchen. Braziliani Coutinho do të largohet në verë dhe gjiganti gjerman do e zëvendësojë me Havertz. /abcnews.al